UEFA mohon deklarimet për doping

UEFA i ka mohuar rezultatet e publikuara nga një raport sipas të cilit 7.7% nga 879 futbollistët e testuar kanë dalë pozitivë në doping.

Sport

20/09/2015 11:26

Sipas studimit të publikuar në fillim të muajit shtator, 7.7 % e lojtarëve kishin nivel të lartë të testosteroneve, mirëpo UEFA ka thënë se llojet e drogave të cilat rrisin performancën nuk janë të përhapura në këtë sport.

“Ky studim nuk paraqet ndonjë fakt shkencor lidhur me përdorimin potencial të substancave nga futbollistët, veçanërisht për shkak të elementeve ngatërruese, mungesës së standardizimit të procuedurave në mes të 12 laboratoreve dhe për shkak të sasisë së profileve të steroideve kur ishin mbledhur mostrat”, thuhet në njoftimin e UEFA-së