UEFA kurorëzon Barcelonën
Barcelona mund të mos jetë lidere në La Ligë, por gjiganti katalan kryeson në renditjen e UEFA’s për klube. Kampioni i Spanjës udhëheq në mesin e skuadrave nga kontinenti i vjetër me koeficientin më të madh. Pas vetes, Barcelona ka rivalin e përhershëm Real Madrid, dhe gjigantin bavarez, Bayern Munich. Chelsea zë vendin e katërt…

Sport
Barcelona mund të mos jetë lidere në La Ligë, por gjiganti katalan kryeson në renditjen e UEFA’s për klube.
Kampioni i Spanjës udhëheq në mesin e skuadrave nga kontinenti i vjetër me koeficientin më të madh. Pas vetes, Barcelona ka rivalin e përhershëm Real Madrid, dhe gjigantin bavarez, Bayern Munich.
Chelsea zë vendin e katërt kurse Manchester United është i pesti, para Arsenalit, duke konfirmuar se përfaqësuesit e Premierligës nuk e komandojnë Evropën. Atletico Madrid zë pozitën e tetë, Valencia është e nënta.
Top dhjetëshen e kompleton Milan, që në fakt është skuadra e vetme italiane që ka arritur të hyjë në mesin e dhjetë ekipeve të para.
Renditja përcaktohet në bazë të shorteve të ndryshme, por edhe rezultateve të arritura në garat e organizuara nga UEFA.