UEFA konfirmon vendet që do jenë me spektatorë në Euro 2020

UEFA ka njoftuar se cilat vende do mirëpresin spektatorët në stadiume për Evropianin 2020.

Sport

14/04/2021 13:07

Euro 2020 do zhvillohet në stadiumet e qyteteve si Londra, Glasgou, Dublin, Amsterdam, Kopenhagë, Petersburg, Bilbao, Munih, Budapest, Baku, Roma dhe Bukureshti do zhvillohen sfidat për Evropianin e ardhshëm, përcjellë lajmi.net.

UEFA ka konfirmuar se në këto vende do lejohet që 25 për qind i stadiumit të jetë i mbushur me tifozë dhe pritet që të jenë edhe me shumë tifozë në gjysmëfinale dhe finale.

Të gjitha vendet ku do jenë të pranishëm spektatorët në Euro 2020:

1.Londër – Angli

2.Amsterdam – Holandë

3.Kopenhag – Danimarkë

4.Petersburg – Rusi

5.Bilbao – Spanjë

6.Budapest – Hungari

7.Baku – Azerbajxhan

8.Romë – Itali

9.Bukuresht – Rumani

10.Glasgou – Skoci

Ndërsa, në Gjermani, ende nuk dihet nëse tifozët do lejohen në stadiume, kurse qyteti i Dublinit në Republikën e Irlandës ka konfirmuar se nuk do lejohen./Lajmi.net/