UEFA konfirmon: Evropiani i vitit të ardhshëm do të njihet si EURO 2020

Në takimin e sotëm të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s janë qartësuar shumë gjëra.

Sport

23/04/2020 16:00

Mes tyre edhe dilemat se si do njihet Kampionati Evropian, i cili ishte planifikuar të zhvillohej këtë verë.

Por për shkak të pandemisë së koronavirusit, organi drejtues i futbollit evropian vendosi ta shtyjë për një vit, përcjell lajmi.net.

UEFA ka bërë të ditur se Evropiani do të njihet si EURO 2020, pavarësisht se do të zhvillohet në vitin 2021.

Ndryshe, Kombëtarja e Kosovës do të luajë në vjeshtë ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off të Ligës së Kombeve. /Lajmi.net/