UEFA injoron Shqipërinë
UEFA vazhdon ta injorojë Shqipërinë. Në zyrën për informim të Federatës Evropiane të Futbollit nuk kanë një datë të caktuar se kur do të argumentojnë vendimin e ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Sport
Zyra e shtypit e UEFA-s ka konfirmuar dje se nuk ka ende një datë të saktë se kur do të publikohet vendimin e argumentuar të Komisioni Disiplinor për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
“Panorama Sport” ka kontaktuar dje me UEFA-n, ku ka kërkuar informacion në lidhje me vendimin, por përgjigjja ishte: “Data e saktë e vendimit të argumentuar për federatën shqiptare nuk dihet ende saktësisht”.
Gazeta më e madhe sportive në Shqipëri është munduar sërish për të marrë një përgjigje më konkrete, por zyra e shtypit të UEFA-s nuk ka dhënë një afat ose datë të saktë.
Kujtojmë, Komisioni Disiplinior i UEFA-s mori vendim skandaloz që ndeshja e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd të regjistrohet me rezultar zyrtar 3:0 në favor të vendasve edhe pse huliganët serbë hynë në fushë dhe i sulmuan fizikisht futbollistët e ekipit kuqezi.