UEFA ia ‘ngreh’ veshin Cityt

UEFA ia ka ‘ngreh’ veshin Manchester Cityt, të cilin e ka gjobitur me 60 milionë euro, pasi Citizens nuk iu përmbajtën rregullave të ‘Fair-Play’ financiar.

Sport

16/05/2014 23:13

Manchester City është gjobitur me 60 milionë euro nga UEFA dhe do t’i reduktohet skuadra në 21 lojtarë për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, pasi i theu rregullat e “Fair-Play” financiar.

Dënimi i klubit do t’ia pamundësojë të ardhurat e gjeneruara nga ky sezon dhe ai tjetër në Champions, ndërsa 40 milionë euro do t’i kthehen Cityt, nëse u përmbahet rregullave të vëna nga UEFA në këtë aspekt.

City, i cili i ka pranuar sanksionet nga UEFA, gjithashtu është pajtuar që të bëjë limit domethënës të shpenzimeve në afatin kalimtar për sezonet 2014/2015 e 2015/2016 dhe se do t’i limitojë shpenzimet në verë për 60 milionë euro.

Madje, City insiston se do të jetë profitabil sezonin e ardhshëm.