UEFA ia ‘mbyll gojën’ klubeve kosovare, sqaron debatin për fondin financiar të stinorit 2018/19

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka sqaruar për herë të fundit programin e saj buxhetor për stinorin 2018/2019.

Sport

11/05/2020 11:03

Përmes një email’i dërguar në Federatën e Futbollit të Kosovës, UEFA ka sqaruar se mbështetja financiare e stinorit 2018/2019 nuk ka paraparë fonde shtesë për klube, përveç atyre të kualifikimit në gara ndërkombëtare.

Sqarimi i publikuar në faqen e FFK’së:

“UEFA nëpërmjet një shkrese drejtuar FFK-së e ka sqaruar situatën e fondeve të saj për federatat anëtare nëpërmjet programit HatTrick, duke u dhënë fund spekulimeve në media dhe rrjete sociale të disa personave nga klubet e futbollit në Kosovë, të cilët pretendonin për fonde nga UEFA, duke e keqinterpretuar Raportin Financiar të UEFA-s 2018/2019”.

”Programi i HatTrick-ut u krijua për të ofruar mbështetje financiare për federatat anëtare të UEFA-s, duke mbështetur projektet zhvillimore në të gjitha nivelet brenda territoreve të tyre. Andaj, bazuar në këtë UEFA e ka dhënë edhe sqarimin shtesë”. /Lajmi.net/