UEFA i thotë prapë “Po” racizmit

Pas vendimit skandaloz të ndeshjes Serbi – Shqipëri, UEFA e ka bërë një tjetër duke ulur dënimin e klubit rus, CSKA Moska që ishte fajtor për shkaktimin e dhunës dhe fyerje raciste.

Sport

31/10/2014 08:50

UEFA vazhdon të reklamojë luftën e saj kundër racizmit por me disa prej vendimeve të fundit ka bërë të kuptohet se nganjëherë e promovon vetë atë.

Pas vendimit skandaloz të Komisionit Disiplinor rreth ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, UEFA ka zvogëluar dënimin e klubit rus, CSKA Moska, pas ankesës. CSKA, për edicionin e dytë me radhë u dënua me zhvillimin e tri ndeshjeve pa tifozë pas trazirave të shkaktuara në Romë në shtator.

Po ashtu, tifozët e CSKA-s njihen si racist dhe në të kaluarën kanë fyer futbollistë të shumtë të mirënjohur.

Por në mënyrë të çuditshme, pas ankesës nga pala ruse, UEFA ka vendosur të ulë dënimin, duke e lënë atë vetëm për dy ndeshje, si dhe duke ulur gjobën nga 200 në 100 mijë euro.