UEFA i jep një mundësi Ligue 1: Mund të rifillojë para 2 gushtit, me sistemin ‘Play Off’
UEFA i ka dhënë mundësi kampionatit francez që të kthehet në fushat e blerta.

Sport
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, i ka dhënë një mundësi interesante kampionatit francez.
Ligue 1 vendosi të anulonte sezonin qysh në muajin prill, por që atëherë ligat tjera kanë vendosur të rifillojnë.
UEFA ka thënë se Ligue 1 mund të rifillojë më ‘Play Off’, para 2 gushtit, përkundër faktit se kampionati është anuluar, transmeton lajmi.net.
Ky vendim vjen si pasojë e asaj se UEFA mendon që Ligue 1 ka vendosur shumë herët për anulimin e sezonit.
Kujtojmë se PSG është skuadra që është shpallur kampione e Francës. Reagimet ishin të shumta, kurse Lyon akoma vazhdon të kërkojë rifillimin e sezonit. /Lajmi.net/