UEFA i arsyetohet Serbisë

Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka bërë të ditur se ka marrë arsyetimin e detajuar nga UEFA për arsyet pse e penalizoi me tri pikë në duelin e ndërprerë kundër Shqipërisë.

Sport

05/11/2014 09:46

Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka marrë një arsyetim nga UEFA për arsyen pse nuk i mori tri pikët e ndeshjes së ndërprerë kundër Shqipërisë, edhe pse vendimi i Komisionit Disiplinor i shpalli fitues me rezultat zyrtar 3:0. Në FSS ka mbërritur një arsyetim i vendimit të organit vendimmarrës dhe pala serbe ka paralajmëruar ankesë.

“Kemi marrë një arsyetim në 24 faqe, por krijohet përshtypja se më tepër janë marrë me pasojat, se sa me shkaktarin e ndërprerjes së ndeshjes, fluturaken dhe transparentin politik. Në arsyetim nuk thuhet pse Shqipëria e humbi ndeshjen, ai vendim i ka shkuar palës në Tiranë”, deklaroi zëvendës sekretari i përgjithshëm i FSS-, Nebojsa Ivkovic për mediat serbe, raporton “Lajmi.net”.

“Sa i përket dënimit tonë, tri pikë na janë marrë për këto arsye: hyrja e tifozëve në fushë, piroteknika, hedhja e karrigeve në fushë dhe hyrja në fushë e Ivan Bogdanovit. Ekipi ynë ligjor është duke formuluar ankesën. Nga sot, kemi pesë ditë që ta dërgojmë atë në Komisionin për ankesa të UEFA-s”, u shpreh ai.