UEFA: Formacioni i javës pa një yll të madh (FOTO)
UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës pas ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por, në të nuk ka zënë vend ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Sport
07/05/2015 18:15
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 2:1 nga Juventus.
Por, as kjo nuk i mjaftoi që ai të zë vend në formacionin më të mirë të javës të publikuar nga UEFA.com.
Në skuadër, dominojnë Juventus dhe Barcelona me nga pesë futbollistë.