UEFA e komenton vendimin e CAS-it

12:17 | 11 Korrik 2015

UEFA ka publikuar një njoftim pas vendimit të CAS-it në lidhje me ndeshjen e ndërprerë në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë.

UEFA ka publikuar një njoftim të shkurtër në lidhje me vendimin e CAS-it që i dhuroi Shqipërisë fitoren me rezultat zyrtar 3:0, në ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë në Beograd.

“Dueli në Beograd më 14 korrik 2014 u ndërpre dhe Komisioni Disiplinor i UEFA-s e kishte vendosur me rezultat 3:0 për Serbinë, por që u penalizua me tri pikë”, thuhet në fillim të njoftimit, shkruan “Lajmi.net”.

“Organi i Apelit në UEFA e konfirmoi vendimin më 3 dhjetor 2014. Por, Gjykata e Arbitrazhit për Sport më 10 korrik 2014 e shfuqizoi atë, duke ia dhuruar Shqipërisë fitoren me rezultat 2:9 që i ka ngritur ata në pozitën e dytë në Grupin I me 10 pikë”.