UEFA do të vendosë më 27 maj se kur do të luhet ndeshja Maqedoni – Kosovë

Do të presim të paktën edhe një muaj për të parë se kur do të luhet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Sport

21/04/2020 19:55

Siç thonë informacionet e fundit, UEFA ka disa propozime se kur do të luhen këto ndeshje, dhe ka tre terma në mendje.

Mundësia e parë është që ndeshjet e Play Off të Ligës së Kombeve të luhen në shtator-tetor, e dyta në tetor-nëntor, dhe mundësia e tretë është që në nëntor të luhen edhe ndeshjet gjysmëfinale edhe finalja, përcjell lajmi.net.

Rreth kësaj çështje, një vendim pritet të merret më 27 maj, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Le të kujtojmë se ndeshjet e Ligës së Kombeve tashmë janë shtyrë dy herë, ku ishin planifikuar fillimisht të luheshin në mars dhe pastaj në qershor./Lajmi.net/