UEFA dënon Skënderbeun për trukim të ndeshjeve

Klubi i Skënderbeut është dënuar nga UEFA pas akuzave të ngritura për trukimin e ndeshjeve.

Sport

06/06/2016 18:54

Burime të “Panorama Sport” pranë klubit të Skënderbeut bëjnë të ditur se dënimi është me 1 vit mospjesëmarrje në kupat e Europës dhe 100 mijë euro gjobë.

Për këtë vendim të UEFA-s janë kontaktuar edhe drejtuesit e Skënderbeut, por nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare për masat e marra nga ‘qeveria e futbollit Europian’.

Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore kanë të drejtën e apelimit të pezullimit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.