UEFA dënon Shqipërinë, gjobë e majme për FSHF-në pas ndeshjes me Francën

Gjatë mbledhjes së tij të fundit, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit sa i takon ndeshjes Shqipëri-Francë të mbajtur në “Air Albania”.

Sport

17/12/2019 09:03

Kështu, FSHF-ja është gjobitur me 5000 euro për fërshëllimat ndaj himnit francez para ndeshjes në fjalë.

Gjithashtu, federata është gjobitur edhe për hedhjen e sendeve të forta (3250 euro) dhe për problemet që u hasën gjatë ndeshjes me çështjen e organizimit (15000 euro), raporton TCH.

Gjobat në total shkojnë 23 250 euro dhe duhet të paguhen 90 ditë pas publikimit të vendimit.

Përndryshe Shqipëria ndeshjen kundër Francës e ka humbur 0-2, në debutimin në stadiumin e ri./Lajmi.net/