UEFA dënon sërish

Pas vendimit rreth ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, Komisioni i UEFA-s ka shqiptuar dënime edhe për Federatën e Rumanisë dhe atë të Hungarisë.

Sport

31/10/2014 23:07

Pas vendimit skandaloz në lidhje me ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka shqiptuar dënime të reja, por kësaj radhe për Federatën e Futbollit të Rumanisë, përkatësisht Hungarisë.

Rumunët janë dënuar me mbylljen e një pjese të tribunës ku qëndrojnë tifozët e zjarrtë për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2016 kundër Irlandës dhe janë gjobitur me 32 mijë euro.

Kjo për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë dhe përdorimit të laserëve. Kurse, hungarezët po ashtu janë dënuar me mbylljen e një pjese të tribunës në ndeshjen si nikoqir kundër Finlandës për shkak të brohoritjeve raciste të tifozëve.

Hungarezët janë gjobitur me 30 mijë euro.