UEFA cakton shortin, super ndeshje në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve

Bayern Munich do të ndeshet me Real Madridin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

13/04/2018 13:15

UEFA ka tërhequr shortin për dy ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Në fazën e parafundit të garës, do të kemi dy ballafaqime të jashtëzakonshme, përcjell “lajmi.net”.

Bayern Munich do të ndeshet me Real Madridin.

Kurse, Liverpool do të luajë ndaj Romës.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 24/25 prill kurse ato të kthimit më 1/2 maj. /Lajmi.net/