UEFA cakton datën për fillimin e sezonit të ri në Ligën e Kombeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA në takimin e mbajtur sot përmes video konferencës, ka marrë një sërë vendimesh rreth organizimit të garave, të cilat ishin shtyrë shkaku i COVID-19.

Sport

17/06/2020 16:17

Komiteti Ekzekutiv i UEFA në takimin e mbajtur sot përmes video konferencës, ka marrë një sërë vendimesh rreth organizimit të garave, të cilat ishin shtyrë shkaku i COVID-19.

Në këtë takim është vendosur edhe për sezonin e ri të Ligës së Kombeve.

Sezoni 2020/2021 i Ligës së Kombeve do të fillojë më 3 shtator, me ndeshjet e xhiros së parë të fazës së grupeve, për të vazhduar me ndeshjet e xhiros së dytë nga 6 shtatori.

Nga dy ndeshje do të zhvillohen edhe në tetor dhe nëntor, ku edhe pritet t’i jepet fund fazës së grupeve.

Kosova në sezonin e ri do të jetë në Ligën C, në grupin 3, së bashku me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë./Lajmi.net/