Udovicic: U ‘mposhtëm’ nga Kosova

Ministri i Sportit të Serbisë, Vanja Udovicic ka thënë se Kombëtarja e tij ka bërë të pamundurën për të mos pranuar Kosovën në KON, mirëpo një gjë  tillë dështoi, duke thënë se ai tashmë e pranon këtë fakt.

Sport

19/11/2014 19:25

Vanja Udovicic ka thënë se tani ai është pajtuar me faktin se Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është pranuar në KON (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), duke thënë se Serbia ka bërë të pamundurën për të ndaluar këtë gjë, e cila ishte e vështirë për tu bërë.

“Ne kemi bërë gjithçka që ishte e mundur për ta bllokuar pranimin e Kosovës në KON, kemi bërë konsulta dhe shumë gjëra tjera, mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur”.

“KON është një organizatë joqeveritare, dhe është e ndaluar me ligj që të ketë ndonjë ndikim në vendimin e saj. Në këtë rast ne i kemi duart e mbyllura”, përfundoi Udovicic deklaratën e tij për B92.

Sporti në vendin e Kosovës, ka marrë një dimension krejtësisht të ri, sa i përket anës pozitive, ndërsa një gjë e tillë duket se nuk mund të ndalet nga askush.