Udinese rrëzon Interin
Udinese mposhti Interin 1:0 dhe e eliminoi nga Kupa e Italisë, pas ndeshjes së zhvilluar në Friuli. Vendasit e përkeqësuan edhe më tepër edicionin aktual, edhe ashtu negativ për Nerazzurrët duke i eliminuar nga gara kurse vetes ia siguruan kualifikimin për në çerekfinale, ku do të ndeshen me fituesin e çiftit mes Milanit dhe Spezzias.…

Sport
Udinese mposhti Interin 1:0 dhe e eliminoi nga Kupa e Italisë, pas ndeshjes së zhvilluar në Friuli.
Vendasit e përkeqësuan edhe më tepër edicionin aktual, edhe ashtu negativ për Nerazzurrët duke i eliminuar nga gara kurse vetes ia siguruan kualifikimin për në çerekfinale, ku do të ndeshen me fituesin e çiftit mes Milanit dhe Spezzias.
Një gol e vendosi takimin. Maicosuel shënoi nga afërsia në minutën e 32’të të takimit dhe në vazhdim Udinese u mbrojt me sukses nga sulmet e Interit, kurse edhe kërcënoi kundërshtarin sa herë që iu ofrua mundësia, nëpërmjet ndonjë kundërsulmi.
Goli nga Maicosuel ishte vendimtar dhe e kualifikoi tutje Udinesen kurse e largoi Interin nga gara.
Kualifikimi në çerekfinale e siguroi edhe Roma që më herët mposhti Sampdorian me rezultat identik 1:0 dhe do të ndeshet me Juventusin.