Udinese kërkon shërbimet e Brojas, nis kontaktet me Chelsean

Armando Broja mund ta vazhdojë karrierën në Itali.

Sport

03/08/2021 10:09

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja mund ta vazhdojë karrierën në Itali.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, skuadra e Udineses ka kërkuar huazimin e Armando Brojas për sezonin 2021/22 dhe ka filluar kontaktet me Chelsean për ta finalizuar një marrëveshje të tillë, transmeton lajmi.net.

Broja sapo ka rinovuar kontratën me Chelsean dhe është bërë e ditur nga drejtuesit e “The Blues” që ai ka një të ardhme në “Stamford Bridge”, mirëpo ai do të huazohej edhe njëherë tek Vitesse ku tregoi formë të lartë.

Por, opsioni i Udineses mund t’i joshë drejtuesit e Chesleat që ta lënë Brojan të shkojë në Itali për ta provuar një eksperiencë më ndryshe./Lajmi.net/