Udhëtim në njërën prej shpellave më të mëdha në botë

Një vështrim i këndshëm brenda Hang Son Doong, njëri nga vendet më të pabesueshëm në planet.

Fun

22/03/2015 13:05

Sipas NBC, një njeri lokal e gjeti këtë shpellë në Vietnam për herë të parë në vitin 1991, por në vitin 2009 një ekip i shpelltarëve britanik dhe vietnamez e eksploruan atë për herë të parë.

Tani, vizituesi i shpellave dhe fotografi Ryan Deboodt, ka lëshuar pamjet më të fundit nga udhëtimi i tij në këtë shpellë, që është një vend i pabesueshëm.

“Unë gjithmonë mahnitem nga shpella e Hang Son Doong çdo herë kur shkoj atje”, thotë Deboodt, transmeton Lajmi.net.

Incizimi i Deboodt na dërgon nëpër Hang Son Doong, me pamje mahnitëse nga ajri dhe sipërfaqja e tij. Duke përdorur dron ajror, ai kapë pamje madhështore, duke e shfaqur jo vetëm madhësinë e dukshme të shpellës (që është më shumë se 200 metra e gjerë, 150 metra e lartë dhe rreth 9 kilometra e gjatë), por edhe vegjetacionin e saj të mrekullueshëm të gjelbër dhe pamjet e qiellit që lejojnë dritën natyrore të hyjë në shpellë.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë së bashku me videon nga ky udhëtim i mahnitshëm.

Screenshot_2
Screenshot_3Screenshot_6Screenshot_5Screenshot_4Screenshot_7