Udhëtim 5 mujor, 3,000 milje në këmbë

I motivuar nga një ndjenjë për aventura të reja, Ben Davis, 30 vjeçar ka përfunduar udhëtimin e tij 5 mujor, nga Los Angelos në Boston, të gjithin në këmbë.

Fun

31/07/2016 05:51

Ai përfundoi udhëtimin e tij me 23 korrik dhe që atë ditë është duke bërë bujë të madhe në internet, sepse nga udhëtimi i tij ka ndarë momentet më të mira dhe më mbresëlënëse, përmes fotografive dhe videove të ndryshme në Instagram, transmeton lajmi.net

“Njerëzit kanë një dëshirë të lindur për aventurë, dhe kjo është mënyra si ju kam përgjigjur unë dëshirës sime”, është shprehur Davis.

Davis, i cili ka bërë 3000 milje udhëtim ka treguar se pjesa më e mirë e udhëtimit ishte njerëzit që ka takuar.

“Çdo ditë kam takuar njerëz të ndryshëm dhe të gjithë janë munduar të më ndihmojnë në të gjitha mënyrat e mundshme”, ka thënë Davis.

Profili i Ben në Instagram është rritur që kur ai filloi udhëtimin e tij dhe tani ai ka 25,000 ndjekës.

Duket sikur Davis e ka dashur çdo moment të udhëtimit.

“Asnjëherë nuk kam pasur ndonjë moment kur jam penduar ose kam menduar ta lë udhëtimin, kjo mënyrë e jetës është aq e lehtë, aq e thjeshtë”, rrëfen ai.

Ai ka shkruar edhe librin gjatë udhëtimit të tij i cili do të jetë gati në tetor. Qëllimi kryesor i tij tani është humbja e peshës./lajmi.net