Udhëheqësi i myslimanëve në SHBA: “ISIS, ju nuk na përfaqësoni neve” (Video)
Shumë udhëheqës myslimanë në SHBA kanë kritikuar sulmin në Orlando ku Omar Mateen la të vdekur 50 persona dhe 53 tjerë të plagosur.

Bota
Drejtori ekzekutiv Nihad Awad, i cili është edhe themelues i Këshillit për Marrëdhënie Amerikano-Islame, në një konferencë tha “ISIS mos flit për ne”, transmeton lajmi.net.
“Ju nuk ka përfaqësoni ne. Ju jeni të lajthitur. Ju nuk i përkisni besimit tonë të bukur”, shtoi ai.
Ai gjithashtu tha se 1.7 miliardë njerëz janë bashkuar për të refuzuar ekstremizmin e tyre dhe veprat e tyre të pakuptimta me dhunë.
Ai ka thënë se dënon këtë sulm në Orlando dhe për më tepër u ofron ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe më të dashurve të të vdekurve dhe të plagosurve. /lajmi.net