Ua ndërrojnë emrat lojtarëve të Man Utd

Televizioni zyrtar i Manchester United, MUTV e ka bërë një skandal, duke ua huqur totalisht emrat futbollistëve të këtij klubi, gjatë miqësores me Interin.

Sport

30/07/2014 14:03

Gjatë ndeshje para-sezonale ndërmjet Manchester Unitedit dhe Interit, televizioni zyrtar i klubit anglez e ka bërë një skandal, duke i gabuar emrat e futbollistëve në mënyrë të pabesueshme.

Ne e dimë se United i ka bërë disa ndryshime nën drejtimin e menaxherit të ri, Louis van Gaal, por për këtë gabim nuk ka pardon.

Vetëm Danny Welbeck e Ashley Young u janë dhënë emrat e tyre, duke jua përshtatur me fotografi. Të tjerët, të gjithë janë gabim.

Mijëra tifozë nga mbarë bota kanë mbetur gojëhapur kur e kanë para këtë skandal, para ndeshjes që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, në ekranin gjigant shkruante se ndeshja po zhvillohej në Old Trafford, e në fakt ndeshja u luajt në stadiumin FedEx Field.