Ua mbyllën në Wuhan, tregtarët rihapin tezgat e tyre vetëm 14 km larg

Shitësit që bënin tregti në tregun famëkeq të Wuhani, shteti ku pohohet të jetë shfaqur së pari koronavirusi, raportohet se kanë rihapur tezgat e tyre në tregjet tjera të qytetit.

Bota

28/05/2020 21:49

Tregu i gjallesave kryesisht të detit në Huanan që besohet se ishte shkaktuar i shpërthimit të pandemisë, ishte mbyllur nga autoritetet kineze më 1 maj në fillim të krizës shëndetësore, transmeton lajmi.net.

Ekspertët kinezë më parë kishin bërë të ditur se, virusi ishte transmetuar tek njerëzit përmes këtyre kafshëve të egra në tregun në Huanan. Aty shiteshin pothuajse të gjitha llojet e kafshëve nga dhelprat e deri te koalat, që i përdorin për specialitete të ndryshme.

Megjithatë disa prej këtyre shitësve të Huananit kanë zhvendosur tezgat e tyre në veri të Hankou, e videot e publikuara më poshtë dëshmojnë një gjë të tillë. /Lajmi.net/