U2 lanson e album e ri, e jep falas për përdoruesit e iTunes

Grupi legjendar U2 ka lansuar albumin e ri ‘Songs of Innocence’ dhe e ka shpërndarë falas për 500 milionë përdorues të iTunes në 19 vende të botës.

ShowBiz

11/09/2014 13:22

Edhe një gjë e madhe që do të mbetet në histori të kompanisë Apple dhe në histori të muzikës në përgjithësi. Grupi U2 kanë bërë edhe një marëveshje të madhe me kompaninë Apple sa i përket muzikës së tyre.

Dhjetë vite më parë ata kanë bërë bashkëpunimin që askush tjetër nuk ka guxuar ta bëjë në atë kohë, duke pranuar ofertën e Steve Jobs për të shitur të gjitha këngët e tyre në mënyrë digjitale, në rrjetin tani super të madh që e kanë quajtur iTunes.

Tani, pas dhjetë viteve dhe me një menaxher tjetër në kompani, bashkëpunimi ka shkuar në një nivel tjetër: grupi U2 kanë ansuar një album të ri, për të cilin as nuk është ditur që është duke u inçizuar.

Albumi është promovuar në eventin e Apple të mbajtur në Cupertino, ku kompania ka lansuar një sërë produktesh si iPhone 6 e iPhone 6 Plus si dhe orën digjitale iWatch. Por, albumi përveç që ishte surprizë, befasia më e madhe ishte që ai do të shperndahej falas, për 500 milionë përdorues të iTunes në 19 vende të botës.

‘Është album me lansim më të madh të të gjitha kohërave’, ka thënë Tim Cook, shefi i kompanisë Apple për lansimin surprizë të albumit të ri nga grupi legjendar.

‘Songs of Innocence’ do të lansohet edhe fizikalisht më 14 tetor të këtij viti.