U zhduk në mars të 2019-tës, trupi i 41 vjeçares nga Mitrovica dyshohet të jetë afër lumit Ibër

Me kërkesë të familjes Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka autorizuar institucionet kompetente për të nisur kërkimet afër lumit Ibër në Mitrovicë për të gjetur trupin e Mirjeta Zeka-Shabanit, e cila është zhdukur që nga fundi i marsit të vitit 2019.

Lajme

27/10/2020 21:12

Dyshohet se trupi i saj gjendet në një lokacion afër lumit Ibër. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar vëllai i viktimës Rexhep Zeka.

Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe me Prokurorinë Themelore, por ata nuk kanë dhënë detaje për rastin.