U zbulua sa paguhet për një koncert, reagon Luana Vjollca
Luana Vjollca ka reaguar pasi u zbulua se sa paguhet për një koncert të vetëm.
ShowBiz
Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një lajm se Luana Vjollca paguhet 5 mijë euro vetëm për një koncert, shkruan lajmi.net.
Thuhet se menaxheri i saj është Krenar Çoçaj dhe pikërisht kjo është arsyeja se përse po i shkon mjaft mirë edhe nga pagesat.
Përfshirja e saj në muzikë, duket e qëllimshme pasi me paraqitjet e saj në koncerte ajo fiton shumë.
Panorama Plus bën me dije se vetëm për një pjesmarrje, moderatorja merr plot 5 mijë euro.
Pas lajmit i cili po qarkullon kudo, nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Luanës në Instagram.
“Puna juaj e madhe do të shpërblehet. Njerëzit e duhur do të shfaqen. Ëndrrat tuaja do të realizohen”, shkruan mbi foton e postuar dhe në Instagram pranë të cilës Luana ka thënë se kjo është pikërisht motoja e saj./Lajmi.net/