U tha se u nda nga gruaja, Besart Halimi ua mbyllë gojën të gjithëve me këtë foto

Javë më parë lajmi se Besart Halimi u nda nga bashkëshortja bëri bujë të madhe në media.

ShowBiz

06/11/2018 23:39

Pasi fshinë të gjitha imazhet në rrjete sociale dhe nuk ndiqnin njëri-tjetrin thuhej se çifti i dhanë fund martesës së tyre, shkruan lajmi.net

Megjithatë, emisioni “Mirage” që është prodhim i lajmi.net ndoqi nga afër promovomin e këngës së re të Besartit ku me atë rast zbulohet edhe raporti i tyre.

Madje, vetë bashkëshortja e Besartit, Jana foli për kamerën e emisionit “Mirage”, e cila tregoi të vërtetën.

Dhe tani, Halimi ndau një foto me ndjekësit ku shfaqet pranë gruas dhe thotë këto fjalë zemre. “Dashuria ime, lumturia ime”.

Kjo do të thotë se ata janë më të lumtur si asnjëherë më parë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bp2loXClNMo/

YouTube player