U tha se po bëhej baba i binjakëve, Ardian Bujupi sqaron të vërtetën

Ardian Bujupi ka folur për herë të parë rreth thashethemeve se po bëhet baba i binjakëve.

ShowBiz

18/02/2019 11:22

Ardian Bujupi muaj më parë u komentua shumë në shtypin rozë, thuhej se një fanse e tij po priste binjakë me këngëtarin, shkruan lajmi.net.

Ai ishte i ftuar dje në një intervistë për “Why Not”, ku sqaroi se vajza në fjalë e ka shfrytëzuar atë.

“Ka pasur disa persona që kanë nxjerrë haptas disa gjëra private dhe ka qenë një situatë e keqe. Nëse je me dikë shumë privat dhe e shfrytëzon nuk është mirë”, tha Bujupi.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Ardian Bujupi është bashkëpunimi me Helly Luv me titull “Guns & Roses”. /Lajmi.net/