U tha se mashtroi sikur ishte Messi dhe kreu marrëdhënie me 23 gra, reagon iraniani

Ka reaguar 'Messi iranian'.

ShowBiz

26/06/2019 18:10

Shtetasi i Iranit i cili quhet, Reza Parastesh, ka qenë temë diskutimi së fundmi pasi thuhej se duke mashtruar se ishte Messi kishte kryer marrëdhënie me 23 gra, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë akuzë drejt tij ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram ku edhe e ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë.

Parastesh tregoj se ka marrë edhe kërcënime nga njerëzit e edhe familja po e ngacmon.

“Përshëndetje miq, një lajm i rrejshëm lidhur me mua po qarkullon në mediat sociale duke theksuar se unë kam fjetur me 23 femra, sepse ato mendonin që isha Lionel Messi. Ju lutem mos luani me reputacionin dhe kredibilitetin e njerëzve. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se nëse vërtet ka ndodhur, dikush do të ishte ankuar dhe do të ndodhte hetimi im. Do të ishte një fatkeqësi edhe atë me përmasa ndërkombëtare. Po të ishin të vërteta këto lajme, unë do të kisha qenë në burg tashmë. Mos e besoni, nuk është e vërtetë. Do të bëj gjithçka që ta luftoj këtë në mënyrë ligjore dhe jam i sigurt se emri im do të pastrohet. Lajmi po përhapet në vendet myslimane dhe ishte një fatkeqësi. Jam ngacmuar rëndë, sepse e gjitha bota u lëshua pas meje. Edhe familja ime më ka ngacmuar, por sulmi i njerëzve ishte më i rëndësishëm”, është shprehur ai./Lajmi.net/