U tha se ka shkuar për pushime në Greqi, kështu u përgjigjet Rama mediave

Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka përgënjeshtruar lajmin e mediave greke, të cilat një ditë më parë raportuan se shefi i qeverisë shqiptare e ka zgjedhur Greqinë për pushime.

Lajme

25/08/2019 09:40

Rama në “Twitter” ka thënë se lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë jo vetëm për atë, por edhe për ministrat.

Ai me nota humori përshëndet mediat greke, ndërsa iu drejtohet me fjalët “kalinihta nga Surreli pedhaqia”.

Rama ka thënë gjithashtu se që nga viti 2013 nuk ka shkuar asnjë ditë me pushime jashtë vendit, shkruan BallkanWeb.