U tall me të, Getinjo flet për teze me komentuesin

Një komentues është tallur me reperin Getinjo por nuk ka munguar as reagimi i këtij të fundit.

ShowBiz

25/04/2019 09:53

Reperi Getinjo e ka publikuar një foto të re në Instagram pranë të cilës i ka shkruar edhe disa fjalë, shkruan lajmi.net.

“M’shkojn nerva n’rrug sikur rrjeta t’marimanges,veq 1 her fryj fort edhe i qoj n’p9es”, ka shkruar ai pranë postimit por vëmendja shkoj diku tjetër.

Duke e ditur se ai është i hapur me fansat shpesh nuk mungojnë as komentet sarkastike mes tyre.

Në foton e postuar Getinjo shihet me syze që i kanë rënë në sy dikujt prej ndjekësve i cili në njëfarë mënyre është tallur me të.

“Kejt kejt qeto syza gjuj se sit tezes tem” ishte komenti i ndjekësit i cili nuk iku pa replikën e vetë reperit.

“Paska shije tezja jote”, ishte reagimi i Getinjos. Përndryshe projekti i fundit i reperit nga Ferizaji është ‘Selfmade’ që pa mbushur 1 javë të plotë publikimi dhe arriti sukses me afro 1 milion klikime në YouTube./Lajmi.net/