U shpall miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner thotë dy fjalë

Revista amerika, Forbes e ka zgjedhur Kylie Jenner si miliarderja më e re në botë duke lënë pas themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

ShowBiz

05/03/2019 22:59

Kylie Jenner, 21 vjeçe, më në fund mori titullin të martën nga Forbes pasi zbuloi listën vjetore të miliarderëve, shkruan lajmi.net.

E pas përzgjedhjes, Kylie ka reaguar me një postim të publikuar në llogarinë e saj, Instagram teksa e falënderon Forbes.

“Faleminderit Forbes”, ka shkruar ajo.

Vlen të ceket se, Jenner ka grumbulluar një vlerë personale prej $1miliard përmes gamës së saj të suksesshme të make-up, Kylie Cosmetics. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BupD9l8H1x4/