“U shkel me veturë, u rrah me stupca të hekrit”, xhaxhai tregon si erdhi deri te vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva

18-vjeçari nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu ka humbur jetën pasi dyshohet se është shkelur me veturë dhe pastaj rrahur nga disa persona të tjerë. Këtë e ka thënë në rrjetet sociale edhe xhaxhai i Lulzimit, Rrahmani. Sipas tij, Lulzimin e ndjerë e kishin shkelur me veturë dhe pastaj rrahur me shkopinj të hekurit, transmeton lajmi.net. Ai…

Lajme

20/01/2024 19:56

18-vjeçari nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu ka humbur jetën pasi dyshohet se është shkelur me veturë dhe pastaj rrahur nga disa persona të tjerë.

Këtë e ka thënë në rrjetet sociale edhe xhaxhai i Lulzimit, Rrahmani.

Sipas tij, Lulzimin e ndjerë e kishin shkelur me veturë dhe pastaj rrahur me shkopinj të hekurit, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se Lulzimi nuk ka arritur t’i mbijetojë këtyre plagëve dhe si rrjedhojë ka vdekur.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me policinë por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.