U shënuan 418 raste me COVID-19 në Kosovë, këngëtari i njohur thotë se është shndërruar në biznes

Edhe një tjetër këngëtar ka reaguar pas rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.

ShowBiz

30/10/2020 19:46

Në 24 orët e fundit janë shënuar raste alarmante të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, shkruan lajmi.net.

418 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, por ka prej atyre që e konsiderojnë këtë gjë si të dyshimtë.

Këngëtari Burak Vehapi me anë të një positmi thotë se asnjëherë nuk ka parë më shumë njerëz që respektojnë masat anti-COVID, andaj nuk e di se si kanë dalë këto shifra.

“Prej kohes qe covid-19 e ka perfshi edhe vendin tone, asnjehre mas hume se 2-3 muajt e ufndit nuk kom pa njerez qe i kane respektu masat anti covid, sikur qe asnjehere ma shume se sot nuk ka pase raste. Kah dulen keto raste…? Mos edhe kto si klikimet ne youtube, i keni ble prej Kines e Indise. Mos boni hajgare me e ofendu inteligjencen e secilit, se edhe femija i vogel e kupton qe kurgjo nuk perputhet me ata qe jui e keni rekomandu sidomos ne fillim te pandemise”, shkruan ndër të tjera ai.

Madje, thotë se COVID-19 është barazuar me biznes.

Ndryshe, edhe Labinot Tahiri përmes një postimi tha se nuk janë shifra të sakta këto, ashtu sikurse nuk janë për dënime. /Lajmi.net/