U rrahën mes vete, përfundojnë në burg dy persona nga Krusha e Madhe

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, janë arrestuar dy persona.

Lajme

21/01/2019 10:50

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit ishin rrahur mes vete, raporton lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, të njëjtit gjatë përleshjes i kishin shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të lehta trupore.

Pas trajtimit mjekësor të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/