U rendit e dyta në “Kënga Magjike”, Fifi ka për të thënë diçka

18:00 | 8 Dhjetor 2019

Pas përfundimit të “Kënga Magjike 2019” dhe ndarjes së çmimeve, Fifi ka për të thënë diçka.

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata finale e festivalit “Kënga Magjike 2019”, shkruan lajmi.net.

Fituesja e çmimit kryesor u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.

Vendin e dytë e zuri Fifi me këngën “Marova”, ndërsa të tretin Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i Imi”.

E pas përfundimit të natës finale, nuk ka munguar edhe reagimi i Fifit. Ajo e ka publikuar një Instastory ku e ka falënderuar nga zemra publikun dhe bashkëpunëtorin e saj Kledi Bahitin.

Kujtojmë se pasi u nda çmimi i parë për Eneda Tarifën, publiku u çua në këmbë duke brohoritur emrin e Fifit pasi atë e donin në finale./Lajmi.net/