U qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër derisa po voziste në Gjakovë, Policia jep detaje
Një person është qëlluar me armë zjarri derisa po voziste në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë nga një automjet tjetër. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për lajmi.net se viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. Sipas Elezajt, Policia është në kërkim të të dyshuarit. “Rreth orës 16:50, një…
Lajme
Një person është qëlluar me armë zjarri derisa po voziste në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë nga një automjet tjetër.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për lajmi.net se viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.
Sipas Elezajt, Policia është në kërkim të të dyshuarit.
“Rreth orës 16:50, një burrë ka raportuar në polici se derisa po lëvizte me veturën e tij në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, është qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është filluar me hetime për zbardhjen e rrethanave. Prokurori i Shtetit është informuar për rastin, përderisa jemi të angazhuar për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin/it”, tha Elezaj