U përsërit betimi në Graçanicë
Me kërkesë të MAPL’së, është përsëritur mbledhja inauguruese e Komunës së Graçanicës. Sipas Ministrisë, mbledhja e parë është bërë duke mos i respektuar ligjet e Kosovës.

Lajme
Kryetari i sapozgjedhur i Graçanicës Branimir Stojanovic, thotë se ai dhe Këshilltarët Komunalw kanë nënshkruar për herë të dytë deklaratën për marrjen e detyrës.
Ai për mediat serbe ka bërë të ditur se përsëritja e këtij solemniteti është bërë me kërkesë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Mbledhja e përsëritur për inaugurimin e strukturës së re qeverisës në Komunën e Graçanicës është bërë nën vëzhgimin e MAPL’së. Vëzhgues të kësaj ministrie kanë përcjellë këtë mbledhje inauguruese, në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që u bënë gjatë herës së parë.
Asambleistët sërish kanë nënshkruar deklaratën zyrtare, nën monitorimin e komisionit nga Ministria.
Stojanovic ka deklaruar se gjatë mbledhjes së sotme do të evitohen të gjitha gabimet teknike të bëra më mbledhje e kaluar.
“Ne i kemi larguar tash të gjitha gabimet teknike, dhe tanimë nuk kemi asnjë problem në vazhdimin e punës”.
Dje me anë të një reagimi, MAPL ka konstatuar se në mbledhjen inauguruese të Komunës së Graçanicës, nuk janë respektuar procedurat të përcaktuara me ligjet e Kosovës.