U përleshën dje në një lokal në veri të Mitrovicës, Policia arrestoi 4 persona
Policia e Kosovës sot (e martë), ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Katër të arrestuarit, sipas Policisë janë M.P – 20 vjeçar, L.K – 22 vjeçar, A.S – 23 vjeçar dhe B.D – 29 vjeçar, shkruan lajmi.net. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në…

Lajme
Policia e Kosovës sot (e martë), ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Katër të arrestuarit, sipas Policisë janë M.P – 20 vjeçar, L.K – 22 vjeçar, A.S – 23 vjeçar dhe B.D – 29 vjeçar, shkruan lajmi.net.
Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 17.03.2025 në një kafiteri në rrugën “Xhon Kenedi”, Mitrovicë Veri.
Si pasojë e kësaj përleshje, Policia e Kosovës njofton se të lënduar kanë mbetur viktimat M.P 33-vjeqar dhe 27-vjeqare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe ende ndodhen nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve, gjithashtu i inkurajon qytetarët që të raportojnë rastet e ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/