U përfolën për një projekt filmik, Luizi dhe Olta ndajnë pamjet e para teksa punojnë bashkë

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë qenë rivalët më të mëdhenj në edicionin e dytë të ‘Big Brother VIP Albania’. Që nga fillimi i spektaklit real televiziv, këngëtari dhe aktorja krijuan rivalitetin dhe gjithçka sillej rreth tyre. Porse gjatë rrugëtimit, Olta u tërhoq më herët nga gara, ndërsa në fund ‘BBVA 2’ e fitoi favoriti…

ShowBiz

31/05/2023 21:19

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë qenë rivalët më të mëdhenj në edicionin e dytë të ‘Big Brother VIP Albania’.

Që nga fillimi i spektaklit real televiziv, këngëtari dhe aktorja krijuan rivalitetin dhe gjithçka sillej rreth tyre.

Porse gjatë rrugëtimit, Olta u tërhoq më herët nga gara, ndërsa në fund ‘BBVA 2’ e fitoi favoriti kryesor, Luiz Ejlli.

Pas daljes nga shtëpia e famshme, të dy janë përfshirë në projekte të shumta, ndërkaq duket se nuk do të mungojnë edhe projektet e përbashkëta.

Telegrafi transmeton se në një postim të Luizit në InstaStory, dyshja shfaqen pranë njëri-tjetrit duke përgatitur diçka bashkë.

“Filloi”, është mbishkrimi i kësaj fotografie që paralajmëron një bashkëpunim mes dy artistëve.