U përfolën për lidhje dashurie – prishet raporti mes Anisa Veselit dhe Eduart Kuqit
Prej disa javësh, në rrjet dhe media rozë ka qarkulluar lajmi se mes Anisa Veselit dhe Eduart Kuqit, dy ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 3, kishte nisur një lidhje e mundshme dashurie. Të dy u panë në disa dalje publike së bashku, shpesh në të njëjtat ambiente, madje edhe duke kaluar kohë në shoqërinë…

ShowBiz
Prej disa javësh, në rrjet dhe media rozë ka qarkulluar lajmi se mes Anisa Veselit dhe Eduart Kuqit, dy ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 3, kishte nisur një lidhje e mundshme dashurie.
Të dy u panë në disa dalje publike së bashku, shpesh në të njëjtat ambiente, madje edhe duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kjo mjaftoi që fansat dhe ndjekësit të nisin aludimet për një romancë në zhvillim.
Por, siç duket, kjo afërsi nuk ka zgjatur shumë. Raporti mes Anisës dhe Eduartit është ftohur ndjeshëm dhe duket se ka marrë fund përfundimisht.
Tashmë, ata nuk ndiqen më as në rrjetet sociale, një shenjë që në ditët e sotme shihet shpesh si tregues i distancimit apo prishjes së raporteve personale.
As Anisa dhe as Eduarti nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar nëse kishte vërtet një lidhje mes tyre, apo nëse bëhej fjalë vetëm për një miqësi të ngushtë.
Megjithatë, ndjekësit kanë vënë re ndryshimin e menjëhershëm në sjelljen e tyre në rrjetet sociale, ku më parë nuk mungonin pëlqimet, komentet apo edhe postimet e përbashkëta.
Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë arsye të veçantë për këtë distancim të menjëhershëm, apo thjesht ishte një raport që nuk shkoi më tej.