U përfol për një lidhje dashurie me Butrint Imeri, aktorja Olta Beqiri tregon të vërtetën

Butrint Imeri dhe aktorja Olta Beqiri janë përfolur për një lidhje. Por as njëri e as tjetri, nuk kanë konfirmuar asnjëherë asgjë për fansat e tyre, shkruan lajmi.net. Të gjitha këto dyshime filluan kur dyshja u fotografuan bashkë në një dalje publike. Së fundi aktorja ishte e ftuar tek emisioni “Më lër të flas’, ku…

ShowBiz

04/12/2022 23:18

Butrint Imeri dhe aktorja Olta Beqiri janë përfolur për një lidhje.

Por as njëri e as tjetri, nuk kanë konfirmuar asnjëherë asgjë për fansat e tyre, shkruan lajmi.net.

Të gjitha këto dyshime filluan kur dyshja u fotografuan bashkë në një dalje publike.

Së fundi aktorja ishte e ftuar tek emisioni “Më lër të flas’, ku edhe i dha fund thashethemeve.

Ajo tha se asgjë që është shkruar në portale nuk është e vërtetë dhe se është beqare.

“Njerëzit vdesin të marrin një gjë të vogël dhe ta bëjnë të madhe, jo domosdoshmërisht të kesh një foto me dikë do të thotë të jesh me lidhur me atë. Unë beqare jam.”, u shpreh ajo./Lajmi.net/