U paguan për të kryer vrasje në Kosovë, arrestohen 4 shtetas të Shqipërisë

Katër shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në Llapushnik të Drenasit nën dyshimin për bashkim kriminal dhe vrasje.

Lajme

03/03/2015 10:51

Sipas policisë ekziston dyshimi i bazuar se ata kanë tentuar që t’i vënë zjarrin një shtëpie, pronë e viktimës nga ky fshat.

Të arrestuarit dyshohet se ishin të paguar nga një i dyshuar i cili gjendet jashtë Kosovës dhe se ky i fundit kishte një mosmarrëveshje me djalin e viktimës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.