U paguan mëngjesin dy zjarrfikësve, vajza merr një surprizë në Facebook (Foto)

Gjesti i mirësjelljes së Liz Woodward, kameriere në New Jersey, është vlerësuar dhe mirëpaguar. E reja u kishte ofruar mëngjes falas dy zjarrfikësve sepse e pa që ata ishin lodhur duke shuar një zjarr. Një ditë më pas ajo mori një surprizë në Faceboook.

Fun

17/08/2015 18:39

Zjarrfikësit Tim Young dhe Paul Hullings, sapo kishin përfunduar turnin e punës, dhe kishin luftuar për të shuar një zjarr gjatë natës. Kur shkuan për të paguar llogarinë, tek fatura gjetën një mesazh që thoshte se Liz u ofronte mëngjesin. Tim e tregoi historinë në Facebook. “ Një akt altruizmi që meriton vëmendje. Iu bëj thirrje miqve të mi që të shkojnë tek ky bari,  për të mbështetur aktivitetin e kësaj vajze”, shkruante Tim.

Vajza 1Ndihma dhe kërkesa për këtë vajzë u bë një mbështetje e madhe për të atin teraplegjik dhe të paralizuar prej 5 vitesh. Liz kishte hapur një faqe Facebooku për mbledhje fondesh për t’i  blerë  të atit një karrige me rrota. Apeli i zjarrfikësve tërhoqi vëmendjen e shumë dhuruesve.

Vajza 3Brenda pak ditëve, Liz mblodhi më shumë se 70 mijë dollarë. “ E gjithë ajo që bëra, ishte se u ofrova mëngjesin zjarrfikësve. Nuk prisja asgjë më shumë se sa një buzëqeshje. Kjo tregon se edhe një gjest i vogël mund të të ndryshojë jetën”, tregon Liz./gsh