U operua nga zorra qorre, dalin detaje të reja për gjendjen e ministrit Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është operuar mbrëmë nga zorra qorre në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Lajme

10/06/2022 10:08

Klan Kosova raporton se ministri e ka thirrur kirurgun Enver Fekajn nga shtëpia për ta operuar. I njëjti ka qenë kandidat për drejtor të Klinikës në fjalë.

Pos kirurgut Fekaj, intervenimi kirurgjik është kryer edhe nga ekipa kujdestare të cilët kanë qenë Lulzim Salihu, Valon Zejnullahu dhe Driton Komoni.

Poashtu, Uka ka kuptuar se Latifi pas operacionit është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intenziv, klinikë kjo e cila ka kushte më të mira.

Ndërkohë, mediumi ka marrë vesh se ministri Latifi është vetë i dyti në dhomë dhe gjendja e tij është e mirë.