U ngacmua për problemet me shpinën por tani është një modele në Instagram

Vajza e ngacmuar për shkak të gjendjes së shpinës bëhet modele në Instagram duke fituar të ardhura të mëdha.

Fun

28/01/2020 14:53

Yaslen Celemente ka treguar për pasiguritë që kishte në fëmijëri dhe që është ngacmuar për problemet që kishte me shpinën.

Modelja e Instagramit u ngacmua nga shokët e klasës sepse asaj i duhej të mbante një mbajtëse për shpinën pasi që kishte skoliozë, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

“Detyrohesha të mbajë një jelek çdo ditë edhe pse temperaturat ishin të larta dhe un po vdisja nga i nxehti, kohën e kaloja vetëm me dy shoqe”, është shprehur ajo.

Ajo ka thënë se ishte një vajzë sportive por që jeleku nuk i lejonte të merrej me sportin e saj të preferuar.

Tani ajo është një modele e njohur në Instagram dhe ka të ardhura të mëdha. /Lajmi.net/