U nda nga partnerja, aktori anglez festoi me Rita Orën mbrëmë
Pas ndarjes nga Lily James, Matt Smith festoi mbrëmë bashkë me Rita Orën.
ShowBiz
Ai thuhet se i dha fund romancës pesë-vjeçare me aktoren Lily James, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Matt Smith nuk dukej i buzëqeshur teksa u nda nga Rita Ora në festën e ditëlindjes së Vas J Morgan, në Londër të martën.
Aktori i “Doctor Who”, 37-vjeç, i cili kishte drekuar më herët gjatë ditës me ish-të dashurën Lily, 30-vjeç, dukej serioz teksa u largua nga festa në Notting Hill.
Rita Ora, 29-vjeç, shfaqi këmbët në një fustan të zi, të kombinuar me një xhaketë prej lëkure dhe çizme të gjata.
Smith thuhet se është ndarë nga e dashura, pasi lidhja nuk po funksiononte.
Madje, sipas disa burimeve, lidhja e tyre ishte e tensionuar kohën e fundit dhe kalonin shumë kohë larg njëri-tjetrit. /Lajmi.net/